Ulet numri i infektimeve, rritet i viktimave dhe shtrimet në spitale në Greqi

Screenshot_44-6.jpg

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1784 raste të reja me koronavirus dhe 39 viktima duke e çuar në total numrin e fataliteteve që nga fillimi i pandemisë në 6410 persona.

Mosha mesatare e rasteve është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79-vjeç.

367 pacientë ndodhen për trajtim në spital, +10 krahasuar me 24 orët e kaluara.  Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 86.1% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart.

Krahasuar me ditën e djeshme, sot në Greqi është ulur numri i infektimeve, por është rritur i viktimave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303