fbpx

Ulet numri i të prekurve, MSH optimiste: 78 % e të infektuarve janë shëruar

Sërish pak raste janë shënuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ky fakt është bërë i ditur nga përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Flutra Beqo. Pas 4 rasteve që rezultuan pozitiv, deri më më sot janë konfirmuar me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.