TË FUNDIT

Ulet numri i viktimave nga COVID-19, 467 raste të reja

Tre qytetarë humbën jetën sot në Shqipëri nga COVID-19. Numri i fataliteteve është ulur krahasuar me ditën e shtunë ku u regjistruan 5 humbje jete. Viktimat janë; dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 dhe një qytetar nga Tirana 70 vjeç. Nga 2,592 testime rezultuan pozitivë me COVID-19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli.

Statistika (03 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        467

Të shëruar në 24 orë      691

Të shtruar në spitale       182

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 2,592

Testie totale              1,213,726

Raste pozitive               171,794

Raste të shëruara         160,130

Raste Aktive                     8,951

Humbje jete                     2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,876

Durrës             941

Fier                  787

Shkodër          765

Vlorë               556

Elbasan           475

Berat               373

Lezhë              353

Korçë              235

Gjirokastër      223

Kukës              195

Dibër               172

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat