24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, reagon ashpër ministrja e Drejtësisë

spot_img

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka ndikuar te gjykata për të marrë një vendim të tillë. Ministrja Gjonaj u shpreh se gjykata ka marrë një vendim e cilësoi vendimin skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm.

“Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal.

Nuk pajtohemi me rastin, por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e katër dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës së integritetit dhe profesionalizimit, të disa gjyqtarëve që meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm”, tha Gjonaj.

Ajo njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat