fbpx

Ulja e pagave/ Ish-kryeministri shpërthen keq ndaj Ramës: Varfërove shqiptarët, çmimet dhe kostoja e jetesës e lartë

berisha-5.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në 7 vite qeverisje pagat e shqipyarëve janë ulur me 30% ndërsa Shqipëria është vendi me çmimet dhe koston e jetesës më të lartë në rajon.

Postimi nga ish-Kryeministri Berisha

Ulja dritheruese me 30% e pagave ne 7 vite nga Edvin Hajduti!

Miq, në vitet 2005-2013 me politikën e rritjes nga 120-150% të pagave në arsim dhe shendetësi, dyfishimin e pagës minimale dhe pensioneve minimale, rritjen me 60-70% të pagave të sektorëve të tjerë dhe pensioneve, Shqiperia arriti të ketë pagën mesatare më të lartë në rajon.

Kështu, në vitin 2013 paga mesatare në Shqipëri ishte më e lartë se sa në Rumani, Bullgari, Bosnjë Herzegovinë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Kosovë. Kurse sot pas shtatë vitesh të Edvin Hajdutit në pushtet, i cili bllokoi rritjen dhe ngriu pagat, Shqipëria është vendi me pagë mesatare 30% më të ulët se të gjitha vendet e rajonit.

Nga ana tjetër Shqipëria është vendi me çmimet dhe koston e jetesës më të lartë në rajon. Kosova ka pagën mesatare 30% më të lartë se Shqipëria por ka çmimet më të ulta dhe koston e jetesës më të lirë në rajon.

Bllokimi i rritjes së pagave dhe si pasojë varfërimi progresiv i shqiptarëve është shkaku kryesor i largimit të tyre masiv nga vendi dhe mekanizmi kryesor i spastrimit etnik të Shqipërise në përputhje me platformën e Vaso Çubrilloviçit qe zbaton antishqiptari Edvin Kristaq Zografi.

Këtu keni një studim serioz të revistës Monitor mbi pagat në rajon. Sb

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303