fbpx

“Ulja e pragut në 2 %”. Opozita parlamentare bën propozimin surprizë, ja ç’po ndodh në mbledhjen e Komisionit

Pas disa orësh diskutime, është ndërprerë mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku po diskutohej për pragun elektoral.

Kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysi, iu ka dhënë kohë ekspertëve që të shqyrtojnë propozimet e bëra dhe ka njoftuar se në orën 18:00 do të rinisë mbledhja e Komisionit.

Në këtë mbledhje është diskutuar rreth kërkesës së deputetit Korab Lita, që ka kërkuar uljen e pragut elektoral në 2% ndërkohë vetëm një muaj më parë opozita parlamentare kishte kërkuar pragun 5% në njërën nga 3 kërkesat e saj që ka paraqitur për të ofruar votat për marrëveshjen mbi reformën zgjedhore.

Deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”, por të bën përshtypje tërheqja e tyre nga ideja e pragut prej 5% tek rikthimi i mundshëm në pragun 2 pse 3% shifër e cila u praktikua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Alket Hyseni, Korab Lita, Klotilda Bushka dhe  Ediola Braha janë 4 relatorët që po diskutojnë për çështjen e rëndësishme të ndryshimeve Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.