fbpx

Ulje e lehtë e rasteve, por shifrat e jetëve të humbura mbeten të larta (Bilanci)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 737 qytetarë ndërsa 13 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Nga testimi i 2470 mostrave, 737 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar numrin në total të të infektuarve në 32196.

Lajmi i mirë është shërimi i 414 qytetarëve nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Ministria njofton se në 3 spitalet covid në vend aktualisht po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Njoftimi i MSH:

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Po ashtu, brenda ditës, janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,469 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër, aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 13 qytetarë: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          737

Të shëruar ne 24 orë                      414

Të shtruar në spitale                       443

Humbje jete në 24 orë                  13

Testime ditore                            2.470

 

Testime totale              170.764

Raste pozitive                       32.196

Raste të shëruara                15.469

Raste Aktive                           16.042

Humbje jete                            685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406