fbpx

‘Ulu mo ulu, do përjashtohesh’! Momente tensioni në Kuvend, bllokohet foltorja

Disa momente tensioni ka plasur në Parlament, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Mirëpo, Murrizi është përplasur edhe me Ruçin.

Ruçi e ka paralajmëruar të ulet përndryshe i tha se do e përjashtojë nga seanca. Në këtë moment ka ndërhyrë Balla i cili ka kërkuar 5 minuta pushim.

“Kemi kohë dhe 15 minuta për të folur. Po të jap vërejtje. Po pres 2 minuta, do përjashtohesh nga salla. Ulu mo ulu, unë u kam provuar tërë kohën. Do të përjashtohesh nga seanca. 5 minuta pushim, e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS”, tha Ruçi.