fbpx

“Ulu në vend se të sqaroj unë”. Ruçi përjashton nga seanca deputetin Lita: Të kam paralajmëruar…

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Korab Lita, pasi ky i fundit kërkoi fjalën në Kuvend, por pasi Ruçi i tha se në emër të grupit foli z. Murrizi, deputeti nuk ka pranuar të ulet.

“Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh. Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar. 2 minuta pushim, sa deputeti të lëshojë sallën e parlamentit” ishte vendimi i Ruçit.