fbpx

Unaza e Madhe, gara për Lotin e parë, ja kompanitë konkurruese

Screenshot_13-4.jpg

ARRSH ka mbyllur procesin e ofertave të cilat kanë ardhur nga kompanitë për lotin e parë të unazës së madhe nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja. Nga ARSH u deklarua se janë 6 kompani të cilat konkurrojnë

E para që kryeson listën duke dhënë ofertën më të ulët është një bashkim kompanish, nga Curri Shpk, Vëllëzërit Hysa dhe Agri Konstruksion, e cila në këtë garë ka ofruar 1 774 355 794.3 lekë, për ndërtimin e një segmenti të unazës. Kompania e dytë është GD Granit ad Skopje e cila ka ofruar 2 013 889 415.5 lekë, e ndjekur nga Gjoka Konstruksion SHA dhe Shansi Invest SHPK, me një ofertë prej 219 974 6882.3 lekë. Gjithashtu në ritenderimin për segmentin e unazës së madhe ka paraqitur ofertë dhe kompania Geci SHPK 2200747165.4, ANK Shpk 2242318972.6 lekë si edhe Baftjar Murati i cili edhe pse ka marr pjesë në garë nuk ka paraqitur ofertën e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303