Unaza e Madhe/ IKMT nis shembjen e 5 objekteve tek ish-sheshi Shqiponja, s’ka incidente

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit mëngjesin e sotëm prej orës 06:00 ka rifilluar aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Ditën e sotme do të shemben 5 objekte te ish-Shqiponja, ndërkohë që nesër në datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse, pra me shpërthim të kontrolluar.

Ndryshe nga herët e tjera, mëngjesin e sotëm nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë bashkiake, por edhe të rendit dhe FNSH-ja për të shmangur tensionet nëse do të ketë.  Në të dyja krahët është bllokuar qarkullimi për vijimin e shembjes së banesave.

Kujtojmë që protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor për të rifilluar sot, por këtë herë pa incidente.