fbpx

Unaza e Madhe, Kryemadhi: Projekti vjedh fukarenjtë

monika-kryemadhi-1-719x450.jpg

Protestës së banorëve që preken nga projekti i Unazës së Madhe sot i është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo tha se projekti i vjedh paratë shqiptarëve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që kompanitë mos i afrohen banesave të qytetarëve sepse nuk do të tolerohen.

“Projekti është një projekt që vjedh pronën e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha tregon që është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe kriminal. Edi Rama ka dy standarde, standartin për klientët e vet që i mbushin xhepat dhe i përdor për të pastruar paratë dhe standardin e fukarenjve që i nxjerr jashtë. Ky njeri duhet ta kuptojë se shqiptarët e toleruan me votën. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agruan Duka etj. e toleruan me votat, por mos të guxojnë t’i afrohen banesave të qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *