35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

‘Unaza e Re’, Braçe: Ultimatumi i Metës, i tepërt

spot_img

Zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe ka folur në lidhje me ultimatumin e Presidentit Meta në lidhje me projektin te ‘Unaza e Re’.

I ftuar në emisionin  ‘Open’ të Eni Vasilit, Braçe ka theksuar se ultimatumi i Metës është mjaft i tepërt.

Braçe e ka konsideruar Metën si një drejtues punimesh për një vepër publike, duke e quajtur presidentin partiak.

“Është e tepërt. Është edhe politikë, por thënë edhe më ngushtë është vendim partiak. Drejtues punimesh për një vepër publike. Më duket i tepërt ky rol i Presidentit. Ajo mund të gjykohet dhe kontrollohet nga ekspertët nga teknikët. Në të gjitha rastet duhet të përfundojë në një vepër publike në shërbim të qytetarëve të Tiranës”, tha Braçe./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat