Unaza e Re, Kryemadhi: Në c’vend të botës 2 km kushtojnë 40 mln euro?

monika-kryemadhi-1-719x450-1.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar përmes një statusi në facebook  kostot e Unazës së Madhe. Ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po mbron oligarkët e tij për çmimin stratosferik sipas saj të projektit, Kryemadhi  kërkoi nga kreu i qeverisë të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro.

“Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.” -shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë: 

Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303