fbpx

Unaza e Re, Rama: Opozita po udhëheq një protestë të turpshme

rama-5.jpg

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, e konsideroi “të turpshme” protestën e banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave të tyre.

Pasi nisi fjalën e tij duke kritikuar opozitën se nuk ka marrë pjesë fare në debatin për buxhetin e vitit 2019, kreu i qeverisë tha se mazhoranca është e “dënuar” që të udhëheqë vendin pa opozitë, pasi opozita “udhëheq protestën më të turpshme që i kanë parë sytë këtij vendi: në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme”.

“Opozita nuk ka dhënë asnjë shenjë në lidhje me debatin më të rëndësishëm të vitit: buxhetin. Kontributi i opozitës në debatin e ekonomisë së vendit ka qenë zero. Jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme që i kanë parë sytë këtij vendi: në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme”, deklaroi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *