Unaza e Re, Rama: Respekt për jelekët e verdhë, por jemi në rrugën e duhur

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet Buxheti, foli edhe për projektin e Unazës së Re dhe protestuesit.

Ai mori shkas nga protestat e zhvilluara në Paris të Francës, ku protestuesit njihen tashmë si “Jelekët e Verdhë” për shkak të jelekëve që veshin.

Me ironi kreu i qeverisë tha: “Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, mendoj se jemi në rrugën e duhur me projektin”.

Rama duke marrë spunto më herët edhe nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv,” tha ai.

Mes të tjerash Rama tha se kur qeveria e tij erdhi në pushtet, vendi ishte në prag të një katastrofe të dytë pas asaj të 97-ës.

“Një shprehje thotë; ekonomistët i vlerësojnë qeveritë edhe për atë që nuk ndodh dhe mund të kishte ndodhur’. Dhe kjo parti ka meritën që ka penguar që të ndodhë një katastrofë e dytë pas asaj të 97 kur morëm mandatin e parë. ishim në prag të një falimentimin e plotë. Që na u desh të thërrisnim FMN. Ajo që është e rëndësishme, të mos harrohet, se pavarësisht se u futëm në atë lloj cikli, ne i qëndruam qysh në buxhetin ep arë premtimit për të kaluar nga taksa e sheshtë, tek taksimi i ndershëm; kush futin më shumë paguan më shumë. Pavarësisht se çfarë thuhet sot, ne jemi shumica që kemi taksuar më fortë ata që fitojnë më shumë. Sot ata që duhet me shprehej rëndom; oligarkë, kanë paguar më shumë”, tha Rama.

Lër një koment