fbpx

“Unë dal para popullit dhe e shikoj në sy…”, rritja e çmimit të energjisë, Rama u përgjigjet komentuesve

IMG-20211008-WA0000-770x446.jpg

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer disa përgjigje komentuesve në rrjetin social Facebook lidhur me rritjen e çmimit të energjisë.

Rama e nisi me një sqarim se pse po rriten çmimet, ndërsa theksoi se ai del para qytetarëve dhe i sheh në sy.

Madje ai foli dhe për rrogat, duke konfirmuar se nuk do te ketë rritje pagash.

“Përshëndetje, e kam ndjekur me shumë vëmendje gjithë reagimin lidhur me krizën energjitike dhe raportin e komenteve tuaja këtu në këtë faqe mbi këtë krizë. Me një numër komentesh përfaqësues do të mundohem të bëj disa sqarime shumë të thjeshta.”, tha Rama.

Pyetja e parë:

Petrit Gazulli: Ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303