“Unë e dua…”/Pasi fansat e pyesin nëse do kthehet me Stresin, Keisi i çudit të gjithë me përgjigjen

auto_auto_auto_1-64156632606015669757511567232694.jpg

Ndarja e një prej çifteve më të njohur të showbizzit shqiptar u komentua gjatë dhe ende është në vëmendje të medieve rozë.

Keisi dhe Stresi vetëm pak muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre, e ndonëse dhe sot fansat janë ende të paqartë për situatën në të cilën gjendet çifti.

Pak ditë më parë nëna e Stresit ka festuar datëlindjen dhe s’ka munguar as urimi publik i ish bashkëshortes së artistit e cila i shkroi fjalët më të mira për të në Instagram në mënyrë që ta uronte ish vjehrrën.

“Por a po e mendon Kejsi rikthimin me Stresin meqenëse bëri një urim për nënën e tij?”

Kështu e ka pyetur një ndjekës atë përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram të cilit Kejsi iu përgjigj:

“Ca lidhje ka? Une ate e dua, kishte ditelindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmeri”, ka shkruar Kejsi duke mos treguar nëse e ka në plan një ribashkim me ish-burrin.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303