fbpx

‘Unë e vras…’, aktori Liçaj revoltohet për dhunimin ndaj 15-vjeçarit

Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të miturit nga 4 efektivët e policisë, ka reaguar edhe aktori Neritan Liçaj. Gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme në sheshin e Teatrit Kombëtar, Liçaj u shprej tej mase i revoltuar, pasi sipas tij nuk mund të dhunohet një i mitur, e sidomos nga policia, e cila ka detyrë të të mbrojë, e jo të të dhunojë.

“Realisht kur pashë atë videon që po e rrihnin atë djalin, u rrëqetha. M’u duk sikur ishte fëmija im. Po ç’bëni kështu more?! Unë fëmijëm tim se kam prekur kurrë me dorë, të ma preki ai polici, unë e vras. E kam pjellë me dashurinë më të madhe dhe po si respektojë policia rregullat dhe të drejtat e tim biri, e bëj unë që t’i respektojë. Po çfarë bëni more, me kë e tregoni forcën? Katër policë aty merren me një djal 15 vjeç. Po hajdeni provojeni këtu te teatri forcën po jua mbajti? Këto që them i them me keqardhjen më të madhe, se jam vetë djal ushtaraku. Ky është makabritet, ky është shteti im? Dhe Sandër Lleshaj thotë unë jam aty, në çdo fytyrë polici. Po ai është është aty, si salcë kosi është. Jam shumë i revoltuar sinqerisht. Ai fëmijë duhej marrë me kujdes, duhej të komunikohej, të shoqërohej me kujdes në komisariat, nën praninë e një psikologu sepse është i mitur, e jo të rrihej ashtu barbarisht”.