“Unë jam 2-shi”. Rama në Vorë ‘lavde’ Ballukut: Jam mbrapa kësaj

Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Vorë. Ai shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka vizituar shtëpitë e rikonstrukturuara në Vorë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit.

Ata kanë takuar nga afër banorët, duke dëgjuar edhe shqetësimet e tyre.

Mirëpo, nuk kanë munguar as batutat mes njëri-tjetrit, të cilat janë shoqëruar me mjaft të qeshura.

‘Kjo është shenjtani më i madh se po e tha e bo’, tha Rama drejtuar Ballukut.

‘1 o nish’, ndërhyn qytetari.

‘Unë jam 2dyshi mbrapa ksaj’, vazhdon kryeministri.

Ndërkohë më tej shton se  ‘Ajo që është e rëndësishme është se ne ato të shtatorit nuk i kemi harruar, janë të gjitha në shënim. Puna vazhdon, po tashi do çik durim kjo punë. E keni parasysh’.