fbpx

“Unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri”. Berisha çudit para mediave: Mezi po pres që të…

SALI-BERISHA-1-753x450.png

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para mediave se do të bëjë çmos për të pëmbysur narko-shtetin, ndërsa thekson se është themelues i Parlamentit pluralist në Shqipëri.

“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre.

Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara.

Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës.

Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres.

Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, tha Berisha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303