“Unë në këtë shtëpi nuk futem, pallati është shembur…”/ Përlotet banorja në Fushë-Krujë

Screenshot_2-7.png

Banorët e një pallati 5 katësh në Fushë-Krujë vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre edhe pse godina është shpallur e pabanueshme. Banorët i thanë Abc News se Njësia Administrative Fushë-Krujë nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje.

“Unë në këtë shtëpi nuk futem, pallati është shembur…”.

Banorët e këtij pallati 5 katësh në Fushe-Kruje thone se janë të pa shprese. Askush nga njësia administrative nuk po u jep një zgjidhje. Pallati është  shpallur i pabanueshëm nga ekspertet greke, por nuk i është vendosur shiriti i sigurisë. Banorët vazhdojnë të jetojnë në apartamentet e dëmtuara.

“Që kur kanë vendosur atë shenjë, që askush nuk di ta lexojë. Të na lexojnë dhe të na shpjegojë se çfarë do të thotë ajo shenjë”.

“Pallati jonë është i pabanueshëm, vetë ata na thanë që dilni jashtë se ka rrezikshmëri të lartë, këtu nuk jetohet. Ne kemi jetuar këtu sepse s’kemi ku të shkojmë”

Banorët i thanë ABC News se vetëm natën e parë pas tërmetit u është ofruar nga njësia administrative strehim në çadra. Me pas ata janë lënë në mëshirë të fatit .

Banorët: Vetëm 24 orë kemi ndenjur në çadra. Të nesërmen na thanë ikni, nga të doni, nuk kemi çfarë ju bëjmë”.

Glidona Daci: Kush ju tha që duhet të largoheni nga çadrat?

Banorët: Ata të bashkisë. Të gjithë kemi shkuar jemi ankuar përditë dhe askush nuk do t’ja dijë. Që nga dita që ra tërmeti dhe deri më sot, ju jeni të parët që keni ardhur dhe po na pyesni.

Banorët deklarojnë se inxhinieri grek u ka thëne që të mos futen më në pallat pasi është i rrezikshëm.  Por sipas tyre askush nuk u ka dhënë një përgjigje  përfundimtarë për fatin e godinës 5 katëshe./abcnews.al

 

scroll to top