24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Unë nuk e njoh COVID”, Astrit Patozi tallet me deklaratën e Kryemadhit

spot_img

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka ironizuar deklaratën që dha sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”.- tha Kryemadhi sot. Mirëpo, Patozi ka postuar një foto të Bashës me Kryemadhin dhe ndër të tjera shkruan:  “Dashtë Zoti të mos ndahen”.

Postimi i plotë:

DASHTË ZOTI TË MOS NDAHEN! Pas deklaratës së Monikës nga Mali i Tomorrit për mosnjohjen e COVID 19, duhet kërkuar dhe pritur me mbajtje fryme qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë çështje.

Shpresoj ta kenë të rakorduar dhe ta mendojnë njësoj, sepse ndryshe i bie që të lëkundet fort koalicioni i tyre i parimeve të forta, gati 6 muaj para zgjedhjeve.

Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh.

Nuk është, fjala vjen, si debati popullor i ditëve te fundit për njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi nga Shqipëria, së cilës fati i ka qëlluar të jetë kryesuese e OSBE-së.Madje nu k ka të krahasuar edhe me diferencën mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që po na shitet sikur do të vendosë fatin e pushtetit të ardhshëm në Shqipëri.

Dashtë Zoti që COVID 19 të mos e ndajë Lulin nga Monika!

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat