“Unë nuk ndalem…”. U eliminua nga emisioni i dashurisë, konkurrentja shpërthen në lot, nuk e lë me kaq

kleaa.jpg

Klea ishte një ndër vajzat që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga spektakli “Love Story”, ku Saimiri nuk i dha trëndafil. Vajza ka shpërthyer në lot, por ka bërë me dije në rrjete sociale se lotët ishin për vendimin dhe jo për Saimirin.

Më tej, ajo ka paralajëmruar se nuk do të ndalet, pasi sipas saj, femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë

“S’di pse e ndjeva si detyrë t’iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqënëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej. Në rradhë të parë faleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbështetjen, kurajon e çdo fjalë të mirë. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është!

Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza!

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!”, shkruan Klea.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303