fbpx

“Unë po flija, ata donin të më varrosnin”

familja.jpg

Një 95-vjeçar indian ka shokuar anëtarët e familjes së tij duke u zgjuar në momentet e fundit para se të varrosej.

Mjekët e kishin shpallur të vdekur, por ai këmbëngul se mori vetëm një sy gjumë.

Ngjarja ndodhi në Khetri Nagar. Mediat lokale raportojnë se 95-vjeçari ishte sëmurë dhe familja e tij kishte thirrur një doktor, i cili i kishte dhënë lajmin e hidhur se Budh Ram kishte ndërruar jetë.

Ai u shpall i vdekur dhe familjarët thërritën edhe një prift për të kryer ritet e fundit për të moshuarin.

Djali i madh, një 65-vjeçar, ka treguar se familja ishte duke larë trupin e 95-vjeçarit, sipas riteve, por ai nisi të dridhej nga uji i ftohtë dhe familjarët e zhvendosën trupin në shtrat, ku nisi edhe të merrte frymë.

95-vjeçari u tha më pas të afërmve të tij se kishte ndjerë një dhimbje në gjoks dhe kishte vendosur të merrte një sy gjumë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *