“Unë prisja t’më sillte unazë”. E dashura e Astrit Thaçit: Nuk e dija që do grabiste…

Adela Berisha, e dashura e Astrit Thaçit, autor i 8 grabitjeve brena një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës ka mohuar që të jetë ajo personi që ndihmonte Astrit Thaçin për t’u fshehur pas grabitjeve që ai kryente. Të dy janë njohur në Facebook, dhe që në fillim Thaçi i ka treguar për të shkuarën e tij. Por nga sa shprehet Adela Berisha, ajo i ka kërkuar të heqë dorë, por megjithatë ka pranuar të vijojë lidhjen për shkak se e donte, edhe pse 27-vjeçari nga Durrësi nuk hoqi dorë nga grbaitjet.

“Jemi njohur në Facebook. Më ka treguar për të kaluarën e tij dhe i kisha kërkuar që të hiqte dorë, por më pas pranova të lidhesha me të sepse e doja”, ka dëshmuar ajo para efektivëve.

Astrit Thaçi, një grabitës serial, u arrestua më 15 shkurt nga policia në një lokal në Tiranë, në zonën e Kombinatit, ku Adela thotë se në ato momente, ai ka qarë.

“Nuk mendoja se Astriti po vijonte më vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja, e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Më datë 14 shkurt nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Më 15 shkurt, para se të arrestohej, kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një unazë për Shën Valentinin”, tregon ajo.