fbpx

“Unë quhem Rudina Azem Hajdari”/ Rudinën ‘e lënë nervat’, gjuan me grusht foltoren e Kuvendit: Mos…

Pak pas lajmit për shkarkimin si kryetare e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka dalë në foltoren e Kuvendit ku ka shpërthyer me tone të ashpra lidhur me ‘pazaret mes palëve politike’.

Ndërsa ka deklaruar se kurrë s’do të bëhet pjesë e këtyre pazareve të cilat i quan të shpifura, Hajdari i ka rënë folores me grusht ku theksoi se qytetarët të mos e harrojnë kurrë se ajo quhet Rudina Azem Hajdari.

“Ndryshimi i sitemit është kauza më me vlerë sot për sot. Do t’ju jap arsyet. 90% të ligjeve që kalojnë në këtë Kuvend. Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që pas vetes së tyre kanë biznesmenë.

Nuk bëhem kurrë pjesë e pazareve në këtë parlament. Politika është për të dhënë shpresë jo për pazare. Është për ti dhënë njerëzve sot që shqiptarët të jenë krenarë që janë shqiptarë.

Politika është ndryshe dhe ne sot duhet ta çojmë këtë gjë deri në fund. Duhet ta ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Në këtë parlament duhet të vijnë njerëz që përfaqësojnë qytetarët dhe jo  biznesmenin. Duhet të mbarojë kjo mënyrë e shpifur që i shkelim syrin njëri tjetrit bëjmë akuzat njëri tjetrit dhe në darkë ulemi për të marrë koncension

Kurrë s’do jem mashtruese, sdo bëhem pjesë e këtij pazari. Dijeni që qytetarët  shqiptarë do ti ngrenë sytë dhe do të shohin se unë quhem Rudina Azem Hajdari. Mos e harroni kurrë…”, tha Hajdari.