“Unë s’jam kurrë i kënaqur por…”. Erion Veliaj jep mesazhin e fortë pas zgjedhjeve, ja ç’tha për PS

800-0-6089481ace0ed.jpg

Teksa ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga PS, Erion Veliaj ka thënë se PS ka një rritje prej 25 mijë votash. Veliaj u shpreh se në Tiranë kishin një ndër betejat me të forta elektorale, për shkak se sic u shpreh ai, të gjithë krerët e opozitës kandidonin në kryeqytet.

Ne kishim rreth 200 mijë tani jemi 225 mijë jemi rritur. Kemi patur një nga betejat më të forta në Tiranë. Të gjithë krerët e opozitës kandidonin në Tiranë. Ishim në një përballje në kryeqytet, sot është një ditë e mirë për PS. Fakti që në disa bastione të PD arritëm fitore, do të thotë që shumica nuk duan më sherr, nuk duan më politike konfliktuale, nuk duan më kulturën e bllokimit. Unë s’jam kurrë i kënaqur, thyem disa bastione, por ka mesazhe në vende më të vogla ku na duhet të punojmë më shumë për të rritur besimin te njerëzit. Ndaj mesazhi që morëm është : Mos e merr publikun si të mirëqenë. Sot bastion është ai vend ku t’i punon e takon njerëzit, për të punuar përditë për të fituar besimin  e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303