“Unë të dua, do vras veten nëse nuk pranon”. Zbardhen bisedat e të miturës me 26-vjeçaren: Kaloje natën me mua

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-3.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vorë, ku një 26-vjeçare akuzohet se dhunoi dhe kreu marrëdhënie s*ksuale me një të mitur.

Kjo është Anxhela Shuli nga Gramshi, ku vajza ka mashtruar të miturën.

Në dosjen e siguruar nga “Ora News”, renditen biseda erotike, të kryera në aplikacionin “Whats app”, ku dallohen qëllimet e Anxhela Shulit për kryerjen e marëdhënies seksuale, me vajzën e mitur.

“…unë të dua ty, unë do të vras veten nëse ti nuk pranon, të kalosh natën me mua…”.

Ky është vetëm një nga mesazhet që kanë mbërritur në telefonin e vajzës së mitur, e cila u ka treguar më pas policëve. Hetuesit kanë administruar edhe shumë mesazhe të tjera erotike, që vajza i dërgonte të miturës 15-vjeçare me inicialet K,M.

Rrëfimi i të dëmtuarës është marrë në prani të nënës së saj, dhe psikologes së shkollës, ku e dëmtuara ka treguar dhe mënyrën se si ishte njohur me vajzën nga Gramshi, Anxhela Shuli.

“…rreth muajit Shtator, jam bërë pjesë e një grupi në rrjetin social “Whats App”, ku më ka ftuar një shok i imi. Kam qënë një ditë në këtë grup dhe më pas kam dalë, pasi kishte persona të panjohur…pasi dola nga grupi, kam marrë disa mesazhe private në aplikacion me një vajzë që ishte pjesë e grupit dhe që quhej Anxhela Shuli…“, ka thënë minorenia.

scroll to top