fbpx

‘Unë thjesht do e mbaja, duhej për Krishtlindje’, ndalohet shqiptari me 900 mijë euro drogë

kokaine-1573751831-780x405.jpg

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, i cili kishte ngarkuar marijuanë që shkonte në vlerë deri në 900 mijë euro.

Raportohet se droga ishte futur në shtatë çanta, ku do shitej në Torino.

Mediat fqinje shkruajnë se nëse marijuana do të dilte në treg me shumicë, do të fitoheshin rreth 900 mijë euro, ndërsa me pakicë rreth 1 milion euro.

Garazhi ku mbahej marijuana është në pronësi të një shqiptari, 32-vjeçar.

“Ishte një ngarkesë që duhej për Krishtlindje. Unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët”, tha shqiptari.

Agjentët thanë se shqiptari ishte në vështirësi financiare dhe kërkoi ndihmë nga disa bashkëqytetarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303