“Unë u dashurova me një shqiptare, prindërit e saj nuk na lanë”. Rrëfehet reperi britanik

rep-780x405.jpg

Reperi britanik Dave ka treguar së fundmi një detaj nga jeta e tij private. Ai bën me dije gjatë albumit “How I Met My Ex’” se ka patur një të dashur shqiptare që e ka dashur shumë.

“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri, nuk jemi bashkë, sepse familja e saj nuk na la”, këndon reperi.

Në vitin 2020, fansat e Dave aluduan se ish e dashura e tij ishte një vajzë me emrin Besmira.

Thashethemet nisën kur Dave publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra.

Deri më tani, identiteti i Besmirës mbetet mjaft i paqartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303