fbpx

UNESCO i heq Liverpulit statusin e Trashëgimisë Botërore/ Kryetarja e bashkisë: Vendim i pakuptueshëm

91C63949-E4B5-4FF6-B985-0D7D33E695EC.png

Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar iu hoq statusi i Trashëgimisë Botërore, pasi një komitet i Kombeve të Bashkuara konstatoi se zhvillimet atje e kërcënojnë vlerën e qytetit.

Vendimi u mor pas një votimi të fshehtë nga komiteti i UNESCO-s në një takim në Kinë.

UNESCO agjenci për kulturë, arsim dhe shkencë e Kombeve të Bashkuara – tha se zhvillimet e reja, përfshirë stadiumin e ri të planifikuar të klubit futbollistik Everton, kanë rezultuar me një “përkeqësim serioz” të qytetit historik.

Kryetarja e bashkisë së qytetit tha se vendimi është “i pakuptueshëm”.

“Lokacioni ynë i Trashëgimisë Botërore nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë”, -tha Joanne Anderson.

Ajo tha se do të bisedojë me Qeverinë britanike për të parë nëse qyteti mund ta apelojë vendimin, i cili, sipas saj, vjen “një dekadë pasi UNESCO e vizitoi për herë të fundit Liverpulin”.

Qeveria tha se është “jashtëzakonisht e zhgënjyer” dhe se beson se Liverpuli ende e meriton statusin e tij të Trashëgimisë Botërore, “marrë parasysh rolin e rëndësishëm që doket historike dhe qyteti kanë luajtur gjatë gjithë historisë”.

Liverpulit i është dhënë statusi i Trashëgimisë Botërore në vitin 2004.

Ai është vendi i tretë që e humb atë, prejse ka nisur përpilimi i listës në vitin 1978.

Shenjtërorja arabe Oryx në Oman e ka humbur në vitin 2007, ndërsa Lugina Dresden Elbe në Gjermani më 2009.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303