fbpx

UNICEF-i i vjen në ndihmë Kosovës me mijëra pajisje mbrojtëse

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e ka ndihmuar Kosovën me pajisje profesionale mbrojtëse mjekësore.

Sipas njoftimit të organizatës, bëhet e ditur se 3.6 ton furnizime janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për të mbështetur punonjësit shëndetësor në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Kosovë.

Ndihma përfshin, 36,200 doreza, 33,600 maska kirurgjike dhe mijëra paisje tjera mbrojtëse mjekësore.

“Ne e dimë se nevojitet ndihmë e menjëhershme. Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka qenë në gjendje të reagojë shpejt, duke dërguar furnizime me pajisje parandaluese që shpëtojnë jetë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë edhe në këtë kohë kur logjistika është jashtëzakonisht sfiduese”, ka thënë shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.