18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Uniforma e policit është e shenjtë”, Rrumbullaku reagon pas vrasjes së efektivit në Fieri: Autori do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore

spot_img

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku reagon pas vrasjes së efektivit Novruz Cenalia në Fier. Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen, Rrumbullaku thekson se kushdo që prek uniformën e policisë do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

DEKLARATË PËR SHTYP

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit

Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë.

Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit.

E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat