fbpx

Uniformë?! Ja arsyeja pse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë

skynews-france-protests_4497754.jpg

Mbi 280 mije persona janë mbledhur në rrugët e Francës dhe po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ndër të tjera një veçanti ka rënë në sy gjatë protestave të tyre. Ata mbajnë gjithnjë të veshur një jelek të verdhë. Dhe arsyeja duket se nuk ka lidhje shumë me protestën.

Në Francë, shoferët janë të detyruar ti veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie. Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës, ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina.

Advertisement

Në rast se pësojnë problem me automjetin ose aksident dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *