Unioni Ballkanik, Hashim Thaçi i përgjigjet Vuçiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  i pranishëm në Samitin e Dytë të Diasporës shqiptare tha se pavarësia e Kosovës është produkt i mundit dhe i sakrificës  së Diasporës shqiptare, e cila sipas tij, ofroi edhe kafshatën e fundit për të bërë Kosovën të lirë.

Ai pohoi se Kosova po punon fuqimisht për krijimin e një rezolute, e cila do të fusë në rrugën përfundimtare dialogun me Serbinë, që njëkohësisht do të mundësojë njohje reciproke.

Ndërkohë, Thaçi është shprehur kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik. Në Samitin e Diasporës, në Tiranë, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo ide cënon kombin shqiptar.

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

Ideja e krjimit të një Unioni doganor ballkanik është hedhur nga Presidenti i  Serbisë, Aleksandër Vuçiç