Universitetet hapin dyert për 83 mijë studentë, risitë e këtij Viti Akademik

0c1126366071512a38cc63b93c8e69b3_XL.jpg

Universitetet në të gjithë vendin kanë hapur dyert sot për mbi 83 mijë studentë, 22 mijë prej të cilëve shkelin për herë të parë në auditorë.

Do të jenë 103 programe te reja të studimit që do të hapen, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.

Ajo që është një risi këtë vit është fakti që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Universitetet publike vijojnë të jenë më të preferuarit me rreth 80% të studentëve. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303