fbpx

Ura-Vajgurore, model në mbështetjen e banorëve/ Kryebashkiakja Memaj: Gjithçka për qytetarët tanë

Bashkia e Urës-Vajgurore ka qenë një prej bashkive më të angazhuara për të qëndruar sa më pranë qytetarëve në këtë periudhë shumë të vështirë të përballjes me COVID-19.

Bashkia ka vënë në dispozicion një numër të gjelbër falas për të gjithë ata që janë në nevojë dhe u gjendet pranë me ndihmën urgjente.

Me qindra kanë qenë banorët e Urës Vajgurore dhe fshtrave në këtë periudhë që kanë ndier prezencën e Bashkisë, e cila me këmbënguljen e kryetares Juliana Memaj ka bërë gjithçka për të mos lënë askënd të braktisur.

Gjithkush ka marrë ushqimet që ka pasur nevojë por edhe medikamentet shumë të domosdoshme në këto kohë.

Edhe sot bashkia po vijon shpërndarjen e ndihmave të përgatitura me buxhetin e saj, e cila deri më sot ka kontribuuar në rreth 650 familje në Urë Vajgurore, Poshnje, Kutalli dhe Cukalat.

Vetë kryebashkiakja Memaj, gjatë takimit të pak ditëve më parë me drejtuesit e bashkisë, diskutoi mbi çështjet që shqetësojnë komunitetin në këto ditë të vështira që po kalojmë.

“Do vijojmë angazhimin maksimal për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për t’u përballur me këtë sfidë që po e kalon e gjithë bota.

Telefono në nr e gjelbër të Bashkisë Ura Vajgurore, pa pagesë, ☎️0800 7161, për informacione të ndryshme që nuk lidhen me urgjenca shëndetësore”, apelon për të gjithë kryebashkiakja.