fbpx

Uragani Willa ‘kërcënon’ Meksikën

104006034_d29e4ee2-a50d-439c-8c38-f85838947c66.jpg

Uragani ‘Willa’ i cilësuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara si i rrezikshëm, ka arritur në pjesën perëndimore të Meksikës.

Willa është dobësuar në shpejtësi, por shira të rrëmbyeshëm po bien në perëndim të Meksikës qendrore.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA e ka konsideruar stuhinë si potenciale dhe të rrezikshme për jetën e banorëve.

Aktualisht, Willa është një stuhi e kategorisë së tretë dhe era arrin shpejtësinë e 195 km në orë.

Megjithatë, qendra e uraganeve ka këshilluar banorët e zonës të qëndrojnëë në shtëpi.

Disa nga banorët e qytetit që ishin mbledhur në një qendër strehimi thanë për agjencinë e lajmeve AFP se janë të shqetësuar për shtëpitë dhe pronat e tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, zonat e SHBA u shkatërruan nga Uragani Michael, i cili la të paktën 27 njerëz të vdekur.

Michael, i cili preku tokën në 10 tetor, ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ndonjëherë Floridën veriperëndimore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *