fbpx

Urdhri ekzekutiv për Shqipërinë, Bushati: Politikat e sotme të SHBA-së po i shërbejë vendit apo po mbështesin regjimin?

b-1.jpg

Vendimi i SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin që parashikon bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sipas analistit Andi Bushati është një histori i vjetër e nxjerrë në sipërfaqe tani.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open në Top Channel, ai shprehet se shqiptarët duhet të shqetësohen jo për Ballkanin, por t’i jepet përgjigje dhe të përcaktohet nëse politikat e sotme të SHBA-së po i shërbejë vendit apo po mbështesin regjimin në Shqipëri.

“Histori e vjetër e nxjerrë në sipërfaqe tani. Dy qëndrime dhe hendek të madh, këtej Rama, këtej juve, tema është jo si të rregullojmë Ballkanin, tema është që politikat e sotme të SHBA-së po i shërbejë vendit apo po mbështesin regjimin në Shqipëri. Çdo fshehje është ti hedhim hi syve të publikut”, tha Bushati.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303