fbpx

“Urgjente dyfishimi i shtretërve”, reagon ish-ministri: Në tetor do të ketë mbi 500 pacientë…

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me situatën nga koronavirusi. Ai ka bërë me dije faktin se duhen urgjentisht 2 mijë shtretër spitalorë, pasi në periudhën e korrikut dhe mesit të gushtit rastet janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë.

Sipas tij, deri nga fillimi i tetorit mund të kemi 500 të hospitalizuar.

“Me këto kapacitete të mangëta, ky fluks infektimi ditor me covid, na çon për një muaj në kolaps? Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë. Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me Covid 19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë . Duke pasur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëherë me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 te hospitalizuar që është afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve covid. Deri tani kemi në këmbë vetëm dy spitale anti covid! Nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 përqind të tij. Koha nuk pret!”, ka shkruar Panariti.