Urimet për Bajramin/ Rrezikshmëria që vjen nga injoranca e vipave shqiptarë

Screenshot_6-1.jpg

Në raste të festave fetare gjithnjë vëmë re një nxitim të të gjithë personave publikë në Shqipëri për të uruar nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Marrim shkak nga Fitër Bajrami sot për të mbajtur një qëndrim në lidhje me një vëzhgim të bërë. Ditën e sotme këngëtarja e famshme Elvana Gjata është bërë temë diskutimesh pasi mendoi të uronte festën nëpërmjet një fotoje postuar në ‘Instagram’, ku  shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.

Kjo foto nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si një foto që nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

Por Elvana nuk është e para. Shpesh kemi parë që edhe të tjerë protagonistë të shoëbizzit shqiptar bëjnë të tilla gabime.

Çiljeta Xhilaga shpesh uron duke postuar foto të saja e mbuluar me shami. Apo shumë e shumë të tjerë.

Ajo që duhet evidentuar në këtë situatë është fakti që duke qenë personazhe publike duhet pasur shumë kujdes në mesazhet që japin. Shqipëria është një vend me myslimanë që nga ana kulturore nuk kanë asgjë të përbashkët me myslimanët e botës arabe.

Ne gjithnjë jemi njohur si vendi i myslimanizmit evropian. Një lloj tjetër Islami modern. Besimtarë që respektojnë të gjithë religjionet dhe janë absolutisht kundër ccfarëdolloj ekstremizmi.

Ndaj ccdo ‘VIP’ duhet të mendohet dy herë kur mëton të bëhet ‘lajm’ me të tilla mesazhe. Janë shumë të rrezikshme për një ambient si Shqipëri ku bashkëjetesa e mrekullueshme fetare dhe respekti ndaj njëri-tjetrit është themeli i ndërtimit të këtij kombi. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303