fbpx

Ushqimet për një sistem imunitar të shkëlqyer

unnamed-1-2.jpg

Sistemi gastrointestinal përbën 70 përqind të sistemit imunitar. Ky sistem strehon bakteret e mira që luftojnë sëmundjet. Probiotikët kanë nevojë për ushqim të pasur me fibër dhe ushqyes por jo për ushqime të përpunuara me yndyra dhe sheqerna. Një ushqyerje e pasur dhe e ekuilibruar është siguria më e madhe që mund të merrni në betejën kundër viruseve dhe infeksioneve. Me fjalë të tjera, nëse ushqeheni keq, do të sëmureni më shumë. Ushqyerja e mirë i jep trupit mundësinë të korrë fitore kundër baktereve dhe viruseve.

Prebiotikët dhe probiotikët
Prebiotikët (bakteret ushqimore) janë ushqim i mirë për probiotikët. Prebiotikët janë një formë pothuajse e tretshme e fibrës. Çdo ditë, ju duhet të konsumoni të paktën 2 ose 3 racione me ushqime të pasura me prebiotikë që të mbani të kënaqur probiotikët dhe të shëndetshëm sistemin imunitar.

Disa prej ushqimeve më të pasura me prebiotikë:
* Perimet: shpargu, hudhra, argjinarja, preshi dhe qepët.
* Karbohidratet: elbi, fasulet, tërshëra, kuinoa, thekra, gruri, patatet dhe patatja e ëmbël.
* Frutat: mollët, bananet, frutat e pyllit, agrumet, kivi.
* Farat: farat e linit dhe chia.
Probiotikët nga ana tjetër na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të rimëkëmbemi shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga sëmundjet, synoni të konsumoni një ose dy racione me ushqime të pasura me probiotikë në ditë ose më shumë nëse jeni të prekur nga sëmundjet.

Disa prej ushqimeve të pasura me probiotikë janë:
* Produktet e bulmetit: Kosi, djathi dhe produkte të tjera bylmeti.
* Perimet e fermentuara: turshitë si ajo e lakrës dhe kimchi.
Ju mund të merrni suplementë probiotikësh për tu dhënë baktereve një dorë shtesë, vetëm me aprovimin e mjekut. Ngrënia e ushqimeve me prebiotikë dhe probiotikë mban larg viruset dhe bakteret.

Burimi: AgroWeb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303