Ushqimet që pastrojnë organizmin

Më shumë toksina e më pak ushqyes janë pasojat e një aparati tretës që nuk funksionon mirë. Ushqimet e njohur si detoks janë shumë të mira për të pastruar aparatin tretës dhe të luftojnë problemet me aparatin tretës.

Dieta detox është një proces pastrimi, që çdo organ e realizon periodikisht. Mollët, boronica, kokosi, farat e chia-s, lakra e brokoli janë përbërës ideale për një sallatë detox.

Pastrimi i organizmit nga toksinat jo vetëm do të përmirësojë rendimentin fizik, por dhe gjendjen shpirtërore.