fbpx

Ushqimi i kontrolluar në shkolla, nis projekti pilot në Korçë

niko.jpg

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të projektit

Në vijim të Marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Tiranë, sot në “Ditën Botërore të Ushqimit” në qytetin e Korçës tek shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” fillon projekti i kantinave ushqimore, për te vijuar në javët e ardhshme në 3 shkolla të tjera të qytetit (Stavri Themeli, Pandeli Cale, Ismail Qemali).

Rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjecare do të përfitojnë nga projekti pilot, i cili do të vijojë në muajin Nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës si dhe cdo qyteti tjetër i cili do i bashkohet kësaj iniciative.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi i shoqëruar nga kryetari i Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Fillo, kanë qenë të pranishëm gjatë orës së konsumimit të ushqimit për nxënësit e shkollës, sipas një menyje të përgatitur enkas për ta.

“Duam që të rritim sigurinë ushqimore në vend duke filluar nga fëmijët. Sepse natyrisht bëhet fjalë për shëndetin e tyre, bëhet fjalë për një të ardhme më të sigurt nga pikëpamja ushqimore. Unë konstatoi që në muajt e fundit, shpresoj dhe për shkak të punës sonë të shtuar, përmes AKU-së, ndjeshmëria dhe sensibilizimi i konsumatorit shqiptar për sigurinë e ushqimeve është rritur shumë. Nuk është vetëm një temë kombëtare është dhe një temë botërore sot. Siguria ushqimore konsiderohet sot edhe në Shqipëri, pjesë e sigurisë kombëtare gjithashtu, se ka të bëjë më jetën, ka të bëjë me të ardhmen.”

MBZHR nëpërmjet AKU-së do të kryejë kontrollin e produkteve ushqimore si dhe të mjediseve ku ato ruhen. Pak kohë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Agjencia e Prokurimit Publik, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional midis tyre, ku angazhohen të bashkëpunojnë për standardizimin e specifikimeve teknike për produktet ushqimore, si dhe licencave e certifikimeve që duhet të disponojnë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në këto procedura prokurimi, me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin dhe përgjegjësinë e këtyre autoriteteve kontraktore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *