Ushtaraku shqiptar tregon çfarë po ndodh me Ramush Haradinajn

Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Sipas tij, lufta çlirimtare e UÇK-së dhe e drejtuesve të saj ka dëshmuar se ka qenë e drejtë dhe vendimtare për ardhmërinë e Kosovës.

Demiraj ka theksuar se padyshim që roli i familjes Haradinaj është i veçantë. “Ky burrë tregoi për herë të dytë se përpara karriges do vendin. Tani nuk ngelet gjê tjetër veçse të shohim prapavijën dhe kush qëndron prapa kësaj dorëheqje të burrit të shtetit Ramush Haradinaj (megjithëse dihet nga të gjithë).

Të gjithë ata që janë bërë pjesë e procesit antikombëtar të ndarjes së Kosovës (qoftë në Shqipëri dhe Kosovë) përveçse do të hyjnë në histori si Esadista dhe antishqiptarë duhet të abandohen përfundimisht politikisht nga populli jonë.

Komandant deri në fund me ty dhe çështjen kombëtare dhe vetëm të bashkuar do ja dalim që tradhtarët ti çojmë atje ku e kanë vendin, në plehrat e historisë. Kosovë, Shqipëri: Të gjithë kundër tradhëtisë”, ka shkruar ai në Facebook.