fbpx

“Ushtarët rus të dorëzojnë armët”. Zelensky: Nënat po humbasin fëmijët

nski.png

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një fjalimi e ka quajtur Rusinë një shtet terrorist. Zelensky ka komentuar sulmin në Mariupol ku tha se nuk ndryshonte nga rrethimi i Leningradit.

“Lufta nuk ka të ndalur.  Krimet e luftës  vazhdojnë. Ekonomia ruse është ende në gjendje të furnizojë makinën ushtarake. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për sanksione të reja kundër Rusisë. Bota më në fund duhet të njohë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist. Ka ende një mundësi. Ekziston një mundësi për çdo ushtar që nuk është vrarë, plagosur apo është kapur rob. Ushtria ruse po pëson humbje që nuk i ka parë as në Siri apo Çeçeni. Nëse lufta juaj, lufta kundër popullit ukrainas, do të vazhdojë, nënat  do të humbasin më shumë fëmijë sesa në luftërat afgane dhe çeçene.

Çdo ushtar rus që do të dorëzojë armët do të ketë një shans për të mbijetuar,” përfundoi presidenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303