22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ushtari i FSK-së që vdiq dje, çdo nëntor bënte një gjest të mrekullueshëm

Baki Ejupi ka vdekur dje në moshën 45-vjeçare. Nënoficeri i FSK-së ndërroi jetë pas një ataku kardiak, që e pati pas përfundimit të testeve fizike.

Përveç si ish-ushtar i UÇK-së dhe paslufte i FSK-së, Ejupi do të mbahet mend edhe për kujdesin që kishte për qytetin e tij Podujevën.

Sa herë që vinte nëntori, Baki Ejupi, së bashku me bashkëvendës për çdo vit organizonte vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar. Ejupi së bashku me vullnetarët tjerë brenda një dite kishte vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

Kapter Baki Ejupi, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit, FSK-ja ka thënë se do ta njoftojë me kohë opinionin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat