Ushtria e Kosovës, mesazhi i Lorik Canës

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit. Ky ka qenë mesazhi i ish-kapitenit legjendar të Kombëtares kuqezi, Lorik Cana.

Përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” Cana thotë se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urime krijimit të Ushtrisë së Kosovës, një e drejtë e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosove, rajon dhe më gjerë. Kjo ushtri gjithashtu do t’i kontribuojë edhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vende të ndryshme të rajonit dhe botës duke qenë në një të ardhme të shpejte si pjesë e NATO-s”, shkruan Cana.

Lër një koment