Ushtria indiane: Gjetëm gjurmët e gjigandit të dëborës

Ushtria indiane gjatë një ekspedite në Nepal thotë se ka gjetur gjurmë misterioze të mëdha në dëborë, që mendojnë se i përkasin Jetit, një burri gjigand dëbore, tha Ushtria të martën.

Ky njeri, i konsideruar nga komuniteti shkencor si një mit, është pjesë e folklorit të Nepalit dhe thuhet se jeton në majat e larta me dëborë të Himalajës.

Në një postim në Twitter, ushtria indiane tha se kishin parë gjurmë të përmasave 81 cm të gjata dhe 38 cm të gjëra në një kamp pranë Majës Makalu në 9 prill. “Për herë të parë një ekip i Ekspeditës Malore të Ushtrisë Indiane ka lokalizuar gjurmë misterioze të bishës mitike Jeti”, thuhet në Twitter, pa shpjeguar si një bishë imagjinare lënka gjurmë këmbësh.
auto_Screenshot_71556627813 (1) auto_Screenshot_61556627814 (1) auto_Screenshot_71556627813
<
>

Miti i një kafshe të egër leshatore që kapërcen Himalajet e ka pushtuar imagjinatën e alpinistëve në Nepal që në vitet 1920 duke nxitur shumë persona, përfshirë sër Edmund Hillary që ta kërkojnë këtë krijesë.

Në 2008, alpinistët japonezë që u kthyen nga një mal në Nepalin perëndimor thanë për Reuters se kishin parë gjurmët e këmbëve që ata mendonin se i përkisnin Jetit. Edhe pse kishin kamera me lente të gjata, kamera me video dhe teleskopë, ata as kishin parë dhe as kishin bërë ndonjë fotografi të krijesës.